Çollaku: Marrëveshja e demarkacionit nuk kthehet në pikën zero

Procesi i demarkacionit me Malin e Zi nuk ka shanse të kthehet në pikën zero, ka thënë ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, raporton KTV.

Ai thotë se ky mbetet kriter nga Komisioni Evropian dhe nuk do të ndryshojë, prandaj nuk duhet të humbet kohë në këtë drejtim.

Çollaku ka bërë thirrje për konsensus politik mes të gjitha palëve, sepse çdo vonesë, sipas tij, do të ketë pasoja, ndërsa tha se nuk është patjetër të kalojë në këtë sesion, me rëndësi që të kalojë brenda 2016-ës.

Ndërkohë, njohësi i integrimeve, Emrush Ujkani, thotë se shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi duhet të ndodhë, por të sigurojnë qytetarët se nuk do të humbasë territor Kosova.

Ai thotë se nëse nuk ka kompromis politik, mund të ketë reagim qytetar.

Fillimisht, partitë në pushtet insistonin që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të përfundonte në Kuvend para pushimeve verore, por se tash duket se kështu nuk do të ndodhë.

Temat
LajmeVend

Të afërta