Burgoset babai që vrau bijën e vet vetëm 11 muaj pasi fitoi kujdestarinë mbi të

Një baba, i cili vrau bijën e vet gjashtë vjeçare vetëm 11 muaj pasi ajo ishte kthyer nën përkujdesjen e tij pasi ai e kishte fituan kujdestarinë mbi të, është dënuar me burg.

BBC raporton se Ben Bulter, 36 vjeçar, i kishte shkaktuar Ellies lëndime katastrofale në kokë përderisa po kujdesej për të në shtëpinë e vet në Sutton, në jugperëndim të Londrës në tetor të vitit 2013, përcjell Gazeta Express.

Ai është shpallur fajtor edhe për egërsi ndaj fëmijës për shkak të lëndimit të kraharorit, për të cilën gjë është shpallur fajtor edhe nëna e Ellies, Jennie Gray.

Bulter është dënuar me minimumin 23 vjet burg, ndërsa Gray me 42 muaj burg.

Gray, dizajnere grafike, e ka pranuar se e ka penguar drejtësinë.

Ndërkohë, Bulter ka thënë: “Do të luftoj përgjithmonë për të dëshmuar se ky është një gabim. Vajza ime po kërcente në shtëpi. Jam 100% i pafajshëm.”/Gazeta Express/

Temat
BotëLajmePërgjithshme

Të afërta