Zogaj: PDK-ja po e përgatit opinionin për dështimin e demarkacionit

Njohësit e zhvillimeve politike patën thënë se çështja e demarkacionit mund të jetë një lloj përgatitje për të dështuar këtë qeveri, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Por ndryshe mendon analisti Petrit Zogaj.

Zogaj thotë se që nëse do të kishte një mosmarrëveshje në mes partive në pushtet në lidhje me demarkacionin, kjo do të bëhet jo që vendi të shkoj në zgjedhje, por të largoj vëmendjen nga përgjegjësia politike e nënshkruesit të marrëveshjes.

“Në lidhje me zgjedhjet, kjo qeveri ka pushuar së mirë funksionuari më muaj. Prandaj, përgatitja e një agjende zgjedhore do të ishte rrugëdalja me e favorshme për t’i kthyer gjërat për së mbari”, tha Zogaj për lajmi.net.

Sipas Zogajt, PDK ka filluar që të përgatitë opinionit publik për dështim të demarkacionit. “E gjithë kjo lojë politike që po e bëjnë kryesisht përfaqësuesit e PDK-së, mund të interpretohet si një sinjal që kjo marrëveshje duhet rishikuar, por duke mos e dëmtuar këtë subjekt për shkak që ish lideri i saj e kishte nënshkruar”.

“Dy eksponentë të këtij subjekti, të cilët kanë një peshë jo edhe të vogël, kanë filluar që të përgatisin opinionin publik që demarkacioni mundet edhe të dështojë. Mënyra se si janë duke e bërë këtë fushatë, po tregon që në njëjtën an% janë të interesuar që të mos e bëjnë fajtor nënshkruesin e kësaj marrëveshje, e që është Presidenti Thaçi. Por, në anën tjetër po kujdesen që kjo marrëveshje të mos i dëmtojë në zgjedhje eventualisht. Në anën tjetër, prej muajsh na është thënë që marrëveshja për kufirin është kusht për procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, së fundi, dolën zëra që edhe mund të mos jetë”, ka thënë Zogaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta