Vullnetarë serbë në ndërtimin e “Luginës së Diellit” (Video)

Në veri të Mitrovicës po vazhdon ndërtimi i lagjes “Lugina e Dielli” që parasheh ngritjen e 300 shtëpive për strehimin e 1500 serbëve, transmeton ton Koha.net.

Në ndërtimin e këtij kompleksi, për të cilin ditë më parë zyrtarë të Kosovës thanë të jetë ndërprerë, po marrin pjesë vullnetarë serbë, njofton B92, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës Marko Gjuriq ka deklaruar se është shumë i lumtur për shkak se, siç ka thënë ai, se që nga momenti që u tha se “do të ndërtohet kjo lagje për të kthyerit, janë paraqitur dhjetëra të rinj që duan të marrin pjesë në ndërtimin e saj.

Ai ka shtuar se nuk është fjala vetëm për afaristët që duan të ndihmojnë materialisht, por për njerëzit që duan t’ i vënë dorëzat , të marrin kazmën e lopatën në duar dhe ashtu siç kanë punuar para disa deceniesh,duan të bëjnë diçka për veten dhe të ardhmen e atdheut.

“Ky projekt do të na e ofrojë jo vetëm mundësinë për t’i kthyer këta njerëz por edhe besimin se mundemi që me duart tona dhe me punën tonë, ashtu si duhet, ta ndërtojmë ardhmen tonë”, ka thënë Gjuriq.

Në mesin vullnetarëve të dielën kanë punuar më së shumti studentë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë.

Udhëheqësi i ndërtimit të projektit “Lugina e Diellit” Slobodan Mihajloviq ka thënë se gjithnjë e më shumë persona po paraqiten me dëshirën që në një mënyrë të ndihmojnë ndërtimin e këtij projekti.
“Tash për tash jemi në gjendje t’i dalim përballë grupit të vullnetarëve të rinj nga Zveçani dhe studentëve në Mitrovicë . E, ashtu si ka nisur, kjo mund të shndërrohet në aksion të vërtetë pune”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Qeveria e Serbisë e më 9 qershor e ka filluar, në Zveçan, ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në të cilën planifikohet kthimi i 1.500 serbëve.

Temat
LajmeVend

Të afërta