Kushdo që ka ëndërruar të ecë mbi ujë, tani ka mundësi ta bëjë këtë!
Në Itali, është bërë instalimi më i madh ndonjëherë, një vendkalim që bashkon fshatin Sulzano me liqenin Isola, transmeton lajminet.
Pas planifikimit prej gati 2 vjetësh dhe një kostoje personale prej 15 milionë eurosh, artisti me origjinë bullgare Christo, ka inauguruar instalacionin e tij më të fundit artistik, transmeton lajminet.
Projekti është titulluar “Skela lundruese” e cila do t’i mundësojë njerëzve që të ecin mbi ujë.
220 mijë kuba me densitet të lartë janë ngjitur së bashku dhe pozicionuar nga zhytësit për të krijuar pllaka të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit të liqenit.
Ky vendkalim do të lëvizë duke valëzuar sipas valëve teksa njerëzit do të ecin mbi të.
Po ashtu, artisti rekomandon që njerëzit të ecin zbathur sepse do të jetë një përvojë e paharrueshme.