Thaçi udhëton në Bruksel, nesër takohet me Mogherinin dhe Schulz

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, njofton komunikata e presidencës.

I pari i vendit do të pritet edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.

Temat
LajmeVend

Të afërta