Thaçi për largimin e Ferid Aganit: Drejtësia ta bëjë punën e saj

Gatishmëria e ish-ministrit Ferid Agani që të lirohet nga detyra, pas aktakuzës së ngritur javën që shkoi, duhet të shërbejë si shembull për qeverisje të mirë, konsideron Presidenti Hashim Thaçi.

“Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre.

Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave.

Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Tashmë ish-Ministri i Ambientit, Ferid Agani akuzohet për keqpërdorime në rastin ‘Stenta’, në kohen kur ishte ministër i Shëndetësisë në qeverinë që atëherë drejtohej pikërisht nga presidenti aktual, Hashim Thaçi. /GazetaExpress/.

Temat
LajmeVend

Të afërta