Rrëfehet Agoni: Kjo femër ma shkatërroi jetën (Foto)

Mesazhet e Agonit me Afërdita Dreshajn i panë të gjithë, s’e fshehin dot të vërtetën lakuriqe”, ishte deklarata e Zylës, dhënë për revistën “Story” e Zylës.

Edhe pse atëherë e mohuan si fakt, Agoni ka vendosur të rrëfejë të vërtetën me anë të këngës së tij më re me titull “Qyqek”. Dhe nuk është mjaftuar me kaq, pasi në një nga emisionet e televizioneve të Kosovës është shprehur hapur se Afërdita ishte ajo që i prishi martesën, pasi kishte pasur qëllime të tjera ndaj tij, jo thjesht bashkëpunimi.

Pas kësaj deklarate reagoi direkt Afërdita, e cila e quajti “psikopat të sëmurë”. Por më shumë dritë për këtë histori telenovelash hedh vetë reperi i pyetur nga revista “Story”. “Qëllimi ishte të vij me një histori personale, pra kënga ime e re është “real story”. Pas super hitit solo, unë vendosa të vij për herë të dytë i vetëm”, tha ai.

Pyetjes se kush është lavirja në klipin e tij dhe çfarë mendon për ata që kanë aluduar se kështu është etiketuar Afërdita, ai përgjigjet: “Hmmm nuk dua të flas më për të, për dikë tjetër po”, ndërsa ka lënë të kuptohet se pasi Afërdita hyri në martesën e tij, e ka të vështirë të dashurohet përsëri me tjetër femër”. Askush nga miqtë e tyre të afërt nuk e kishte e menduar se dasma e bujshme e organizuar në vitin 2013 mes çiftit Agon Amiga me Egzona Syla në Prishtinë, do të përfundonte brenda dy vitesh./Magazina/

agon-aferdita

agon-6-1-1463950001-6237321

Temat
Showbiz

Të afërta