Prekëse: Ja çfarë bënë këta nxënës për shokun me sindromën Down (Foto/Video)

Ky është momenti kur disa nxënës të një shkolle fillore në Britaninë e Madhe kanë prekur zemrat e të gjithë prindërve dhe personave që kanë parë këtë video.

Ata lidhën krahët e tyre në një garë vrapi në mënyrë që shoku i tyre me sindromën Down të rrëmbente medaljen e artë.

“Daily Mail” shkruan se djemtë e “Wrawby St Mary’s C” në Lincolnshire ranë dakord për gjestin pa u konsultuar me të rriturit, për t’i zbukuruar ditën 11-vjeçarit Rory Kettles, përcjell Shekulli.

Ndërsa drejtoresha e shkollës, Mariclare Potterton është shprehur se ishte e mahnitur me atë që bën fëmijët.

“Jam shumë krenare për të gjithë, ishte diçka që ata e planifikuan vetë”, tha ajo për “Daily Mail”.

w111-1

w222-1

w333

Temat
BotëLajme

Të afërta