Përmbytje në Indonezi, 49 të vdekur

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, u kanë marrë jetën 49 personave në Indonezi, teksa dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur.

Situata është mjaft e rënduar në shumë zona të vendit teksa dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në infrastrukturë.

Mijëra shtëpi janë bërë të pabanueshme, gjë që ka detyruar autoritetet të ngrenë qendra të përkohshme strehimi për të prekurit nga përmbytjet.

Zëdhënësit e qeverisë kanë kërkuar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm edhe gjatë orëve në vijim pasi meteorologët kanë parashikuar sërish reshje.

Reshjet e dendura të shiut kanë prekur edhe pjesën jugore e qendrore të Kinës teksa niveli i ujit është rritur ndjeshëm duke vendosur banorët në vështirësi.

Mediat kanë raportuar për të paktën pesë viktima ndërkohë mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Dëmet të konsiderueshme janë regjistruar edhe në infrastrukturë, teksa komunikohet shkatërrimi i 21 urave në pjesë të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, mijëra shtëpi janë shembur për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ose janë bërë të pabanueshme për shkak të ujit.

Temat
BotëLajme

Të afërta