Partia e Drejtësisë beson në pafajësinë e kryetarit Agani

Kryesia e Partisë së Drejtësisë sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën i ka dhënë mbështetje të fuqishme liderit Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive shtetërore.

Sipas një komunikate të kësaj parti, Kryesia e Partisë, degët dhe nëndegët e saj; si dhe e gjithë anëtarësia e gjerë, qëndrojnë fuqimisht, unike dhe unanime në përkrahje të plotë dhe të vazhdueshme të kryetarit të saj Prof.Dr. Ferid Agani, duke qenë e bindur thellë në korrektësinë, ligjshmërinë dhe pafajësinë e tij, gjatë kryerjes së detyrave dhe të sendërtimit të përgjegjësive të tij shtetërore, si gjithherë ashtu edhe gjatë përmbarimit të mandatit ministror në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Duke besuar në drejtësinë universale dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në pafajësinë e kryetarit të Partisë së Drejtësisë, kryesia është e bindur që do të mbizotërojë e vërteta, dhe rrjedhimisht në përfundim të procedurës gjyqësore, kryetari Agani do të triumfojë – në këtë galimatias pandehmash të pabazuara, duke u shpallur plotësisht i pafajshëm me vendim meritor të organeve kompetente të drejtësisë, nga e gjithë kjo çështje e pretenduar juridiko-penale”, thuhet në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta