Një deklaratë të këtillë nga J.Lopez nuk e keni pritur (Foto)

Format e saj janë zilia e femrave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka treguar në një intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte fizikun e femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim”, ka thënë 46-vjeçarja për revistën britanike, Dare.

Por, që nga ajo kohë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka mësuar të dashurojë veten dhe i fton edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

“Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë të bukurën te vetja. Nuk duhet të krahasohemi kurrë me të tjerët”, ka deklaruar Lopez.

Jeniffer

Jeniffer1

Jeniffer2

Jeniffer3

Jeniffer4

Temat
Showbiz

Të afërta