Nisma kërkon hetim për të gjeturat e Auditorit në Prizren

Dega e Nismës për Kosovën në Prizren, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të fillojnë hetimet për të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me keqpërdorimet në komunën e Prizrenit.

Nisma nëpërmjet një komunikate thotë se qytetarët e Prizrenit me të drejtë kërkojnë që kjo shkollë korruptive përfundimisht të shkoj në shtëpi dhe të njëjtit të përballen me drejtësinë për shkeljet dhe për dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve, në mënyrë që krenaria tashmë e zbehur e këtij qyteti, të kthehet në mënyrën më meritore.

Ja komunikata e plotë:

Auditori i Përgjithshëm vërteton atë që, “NISMA”-dega në Prizren në vazhdimësi e ka potencuar, e që fatkeqësisht ka të bëjë me keqpërdorimet, abuzimet dhe skandalet e panumërta të ndodhura në Prizren

Prizreni vazhdon të qeveriset nga një kryetar i dënuar nga drejtësia për korrupsion dhe shkelje ligjore, i cili për kundër ndëshkimeve, megjithatë vazhdon të mbajë peng zhvillimin e qytetit të Prizrenit, qytet ky tashmë që është shndërruar në fatkeqësi për qytetarët. Skandaleve të njëpasnjë shme që e përcollen ndër vite këtë qytet gjatë qeverisjes së kriminalizuar, e që nuk ka tjetër emër përveç qeverisjes MUJA , ia vë kapakun tragjedia e fundit e ndodhur para disa ditësh, e që për fat të keq ishte tragjike, për Xheneten 3 vjeçe.

Derisa tani edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm i cili ka konstatuar shumë shkelje e që për rezultat kanë keqpërdorimin e taksave të prizrenasëve, vërteton qëndrimin tonë të vazhdueshëm, se koalicioni qeverisës në Prizren në krye me të dënuarin Muja, është pjesë e krimit të organizuar në vend. Krim ky i cili ka lënë peng integrimet euroatlantike të vendit, si dhe është bërë pengesë e liberalizimit te vizave për qytetarët e Kosovës. Se kush është qeveri në Prizren, mjafton të shihen ndërtimet pa leje dhe mbindërtimet në Zonën Historike të Prizrenit si dhe investimet e dështuara, siç është rasti i rrugës Tranziti i ri, i cili është peng i uzurpimeve, pavarësisht miliona eurove të investuara. Njashtu edhe rruga në lagjen Tabakhane e cila brenda një muaji ndërtohet dy herë, si dhe shumë e shumë shkelje dhe abuzime tjera.

Auditori Përgjithshëm mes tjerash kanstaton “Përgjegjësia e Menaxhmentit dhe personave përgjegjës për Qeverisje dhe Pasqyrat Vjetore Financiare Kryetari i Komunës dhe Zyrtari Kryesor Financiar janë përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik (SNKSP) ,,… Ky konstatim është i mjaftueshëm për me kuptu përgjegjësin e kryetarit dhe varësve të tij.

Qytetarët e Prizrenit me të drejtë kërkojnë që kjo shkollë korruptive përfundimisht të shkoj në shtëpi dhe të njëjtit të përballen me drejtësinë për shkeljet dhe për dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve, në mënyrë që krenaria tashmë e zbehur e këtij qyteti, të kthehet në mënyrën më meritore.

“NISMA” për Kosovën- dega Prizren

Temat
LajmeVend

Të afërta