Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, i cili ka shtënë me armë zjarri nga kolona e dasmorëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti nga kolona e dasmorëve ka shtënë me armë zjarri.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pesë gëzhoja të cal. 7.62 mm, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën me një karikator të zbrazët”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.