“Kalifati Islamik” kërcënon me bombë një aeroplan që fluturonte për Hamburg

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut janë anuluar pasi që policia ka marrë një kërcënim se në aeroplanin që ka fluturuar nga Munihu gjendet një bombë.

Siç transmeton “Independent” kërcënimi ka ardhur nga “Kalifati islam në Evropë”.

Në aeroplan në momentin e fluturimit gjendeshin 170 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Të gjithë aeroplanët për dhe nga Hamburgu janë të sigurta për të fluturuar pasi që aeroplani ka aterruar dhe Policia ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur asnjë bombë. /kp/

air-berlin-780x439

Temat
BotëLajme

Të afërta