I pushon zemra duke parë film horror, trupi zhduket në mënyrë misterioze

Në kinematë botërore po shfaqet filmi horror “The Conjouring 2”, skenari i të cilit bazohet në një kamera të fshehtë tmerruese. Si për të treguar se sa i frikshëm është ky film, në një kinema në Indi një shikues ka pësuar infarkt ndërsa e shikonte. Por, ajo që e bën historinë edhe më të habitshme është zhdukja e trupit të tij.

Siç shkruan “Times of India”, 65-vjeçari po e shihte filmin së bashku me një shok në një sallë kinemaje në Tiruvannamalai, jugperëndimi i Indisë. Por në momentin që në ekran është shfaqur një prej skenave më të frikshme të filmit, burri ka pësuar një infarkt duke ndërruar jetë brenda pak minutave.

Ai është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konfirmojnë vdekjen transmeton lajminet.

Pak pas mbërritjes në spital, trupi i të vdekurit është zhdukur. Personeli spitalor i ka bërë thirrje shokut të viktimës të kthejë kufomën në Medical College Hospital në Tiruvannamalai për autopsinë.

Dyshohet se ai ka përdorur një motor për ta transportuar trupin e viktimës, i cili nuk ka mbërritur kurrë në destinacion, madje as nuk është identifikuar.

Temat
Fun

Të afërta