Havolli tallet me Gjuriqin: Politikanët serbë dehen keq

Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, ka ironizuar me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili përmes disa deklaratave ka tentuar të provokojë qytetarët e Kosovës.

Havolli, deklaratën e Gjuriqit se lojtarët kosovarë në kombëtaren shqiptare dhe atë të Zvicrës janë shtetas të Serbisë, e ka konsideruar pasojë të dehjes karakteristike të disa politikanëve të Serbisë.

“Kam dëgju se kur dehen disa politikanë të Beogradit, dehen keq. Por se dehen kaq keq, s’ma ka marrë mendja. Ndoshta me deklaratat e fundit Gjuriqi po e konsideron Serbinë si Provincë të Republikës së Kosovës? Përshëndetje me një foto nga Franca 2016”, ka shkruar Havolli, duke plasuar një foto të festës së fitores së tifozëve shqiptarë me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

uck-lyon

Temat
LajmeVend

Të afërta