Gjashtë njerëz janë vrarë në Meksikën Jugore në përleshjet ndërmjet mësuesve dhe policisë.
Dhe 50 të tjerë janë lënduar, duke përfshirë edhe shumë nga radhët e policisë.
Incidenti ka ndodhur në shtetin e Oaksaka, në të cilin dy udhëheqës të profilit të lartë të sindikatave ishin arrestuar javën e kaluar, me akuzat për korrupsion.
Autoritetet kanë thënë se policia po mundohej që t’i pastronte rrugët kur një i panjohur filloi të qëllonte me armë në të dy anët duke krijuar kaos dhe konflikt.