Gërmia do t’i nënshtrohet edhe një rundi të pastrimit nga minat

Për ta eliminuar tërësisht rrezikun nga minat e mbetura nga lufta e fundit në Kosovë, parku rajonal “Gërmia” do t`i nënshtrohet rishikimit.

Zyrtari për informim në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi, ka bërë të ditur të dielën se janë në diskutime me KFOR-n dhe me Forcën e Sigurisë të Kosovës për një gjë të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se parku “Gërmia” është pastruar në dy runde nga KFOR-i dhe FSK-ja dhe nuk ka informata nëse ka mina, por planifikohet që të pastrohet edhe një herë sivjet. Kjo, sipas tij, varet nga KFOR-i dhe FSK-ja.

Ndërsa në FSK thonë se parku “Gërmia” në kryeqytet është plotësisht i pastruar nga minat dhe shfrytëzohet nga qytetarët. Por edhe 17 vjet pas luftës së fundit në Kosovë janë edhe 69 zona të afektuara nga minat dhe 55 zona të afektuara nga bombat kasetore.

Temat
LajmeVend

Të afërta