Genci ka dy premtime nëse Kombëtarja kalon grupet (Foto)

Genc Prelvukaj ka shpërthyer me gëzim për triumfin e kombëtares shqiptare kundër Rumanisë.

Ai me këtë rast ka bërë një premtim në rast se fiton kombëtarja turke ndaj Çekisë, ai do t’ia fal një vit të pushtimit osman në trojet shqiptare.

“Nëse Turqia e ndal në barazim Çekinë atëherë nga 527 vjet të pushtimit ia ulim në 526. Ja falim një vit”, ka shkruar në Facebook, Genci.

Këngëtari gjithashtu ka thënë se nëse suedezët nuk triumfojnë kundër belgëve, atëherë ai do ta mobilon shtëpinë me prodhime suedeze.

“Nëse Suedia nuk fiton ndaj Belgjikës, të nesërmen shkoj e mobiloj shtëpinë me Ikea edhe e blej një Volvo”, ka shkruar në fund Genci.

Kujtojmë se ekzistojnë disa opsion që kombëtarja shqiptare të fitoj një vend në 1/8 e finales së kampionatit evropian Euro 2016.

1. Nese Turqia e ndal ne barazim Cekine atehere nga 527 vjet te pushtimit ja ulim ne 526. Ja falim nji vit.
2. Nese Suedia nuk fiton ndaj Belgjikes, te nesermen shkoj e mobiloj shtepine me Ikea edhe e blej nji Volvo

Temat
Showbiz

Të afërta