Dogana kap mbi 2500 litra naftë kontrabandë në Mitrovicë (Foto)

Njësitet e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një tentim për kontrabandim të naftës në rajonin e Mitrovicës.

Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative për këtë veprimtari, respektivisht për kamuflimin e naftës në rimorkio të kamionit, njësit e doganës janë mobilizuar dhe kanë lokalizuar kamionin e dyshimtë. Kamioni është ndalur në fshatin Kqiq i Madh ku edhe është ushtruar kontrolla. Pas kontrollimit të rimorkios është vërejtur se në maune gjenden të ngarkuar dy bidon plastik me derivate të naftës me nga 1000 litra dhe anash kishte dy rezervuar me nga përafërsisht 500 litra naftë secili. Pala nuk posedonte asnjë dokumentacion për mallin prandaj së bashku me Policinë e Kosovës është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për kontrollim detal.

Kamioni së bashku me derivatet janë konfiskuar gjithashtu edhe pala është gjobitur derisa rasti ka vazhduar tutje për hetime.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.

6e7c2185-2bae-4dc8-8daf-afdee156229d

Temat
LajmeVend

Të afërta