De Biasi – Taulant Xhaka, zbulohet e vërteta e “përjashtimit”

Taulant Xhaka nuk ka mundur t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë në takim ndaj Rumanisë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qëndruar në tribuna në ndeshjen e fundit në Grupin A.

Edhe pse u përfol për një përplasje mes tij dhe trajnerit Gianni De Biasi, një gjë e tillë nuk ka qëndruar. Taulanti ka pasur probleme të mëdha me barkun e tij dhe mjekët kanë vendosur që ta lënë në pushim duke mos e munduar atë.

Kështu 24-vjeçari nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës por ka qenë i lumtur për fitore dhe është parë në fotot e postuara në llogaritë e tij në rrjetet sociale por edhe në video të ndryshme.

Kombëtarja duket më e bashkuar se kurrë dhe Taulanti është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.

Temat
Sport

Të afërta