Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti, janë parë mbrëmë bashkë në një ambient familjar duke e shikuar ndeshjen Rumani – Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur edhe njëri ndër anëtarët më të ri të PDK-së, Arton Muahxheri, i cili dikur ishte edhe anëtar i VV-së.
Muhaxhiri, ka publikuar një fotografi ku shihen afër njëri tjetri, Haliti dhe Derguti.
Sipër fotografisë, ai i ka renditur edhe disa pyetje, për të cilat thotë se VV-ja me to do t’i kërkoj llogari asaj, pas kthimit në vend.
“Patjetër që Aida duhet ti nënshtrohet disa pyetjeve kur kthehet nga Strazburgu psh:
Pse shkove përderisa ai ishte prezent?
Pse shkove pasi nuk ishte organizim zyrtar dhe protokolar?
….edhe ca pyetjeve të tjera…
Primitivizmi politik nuk duket ndryshe” – ka shkruar Muhaxhiri.