Ushqimi që nuk duhet tu jepet fëmijëve

Prindërit gjatë ushqyerjes së fëmijëve të tyre duhet të bëjnë kujdes dhe të zgjedhin ushqimin e duhur për vogëlushët e tyre. Orizi është një produkt ushqimor me të cilin ato duhet të bëjnë kujdes pasi ndikon në rritjen e përqëndrimin të arsenit në urinë.

Sipas një studimi të fundit fëmijët që konsumojnë oriz kanë përqëndrim më të lartë të arsenit në urinë dhe kjo shkakton parregullsi në shëndetin e tyre, përcjell lajmi.net

Hulumtimet e bëra kanë gjetur se përqëndrimi i arsenit në urinë ishte 2 herë më i madh tek fëmijët që janë ushqyer me oriz sesa tek ata që nuk janë ushqyer. “Rezultatet tona kanë treguar se konsumi i orizit tek fëmijët e rritë përqëndrimin e arsenit në urinë, gjë që paraqet rrezik të lartë për fëmijët duke marrur parasysh fazën e tyre delikate të zhvillimit”, është shprehur hulumtuesi kryesor Margaret Karakas.

Studimi është realizuar tek 759 foshnja të lindura ndërmjet viteve 2011-2014 dhe rezultatet kanë treguar se konsumi i orizit tek foshnjet shkakton çrregullime me rrezik të lartë.

Andaj orizi dhe produktet e orizit duhet të mbahen sa më larg nga ushqimet e fëmijëve për t’a ruajtur shëndetin e tyre.

Temat
Shëndet

Të afërta