Tre futbollistët e Shqipërisë, para lojës tek berberi (Video)

E ndërsa pak orë kanë mbetur nga përballja e Shqipërisë me Rumaninë, ndeshje e cila do të jetë përcaktuese për vijimin apo jo të të dy skuadrave në Euro 2016, mes lojtarëve shqiptarë duken shenja të qarta optimizmi.

Janë Andi Lila, Sokol Cikalleshi dhe Bekim Balaj të cilët kanë gjetur edhe kohën që të kalojnë edhe nga berberi për t’u ndjerë sa më mirë në fushën e lojës, e cila do të ndiqet nga miliona shqiptarë e jo vetëm, raporton TCH.

Nga kjo video kuptohet që lojtarët kuqezi kanë lënë pas emocionet e dy ndeshjeve të para dhe janë të qetë para ndeshjes me Rumaninë.

Temat
Showbiz

Të afërta