Kanë mbetur më pak se gjashtë orë kur lojtarët shqiptarë do të zbresin në fushën e Lyonit, ku do të përballen me përfaqësuesën e Rumanisë. Të dy këto ekipe luftojnë për fitoren e pare në këtë garë.
Tifozët shqiptarë, të cilët që nga fillimi janë bërë cak i medieve botërore për përkrahjen e madhe që u japin lojtarëve shqiptarë dhe për masivitetin e tyre, vetëm se kanë filluar ta mbushin qytetin e bukur të Lyonit, transmeton Koha.net.
Gjithandej në Lyon ka njerëz që këndojnë “O sa mirë me qenë shqiptar” e “Shqipëri olle…”, të veshur kuqezi e herë-herë me plis në kokë.
Në Twitter, një banues i Lyonit ka shkruar “Shqiptarët janë të çmendur, e bënë Lyonin të zhurmshëm”, teksa në një fotografi shihen se si tifozë rumunë, anglezë e shqiptarë janë bashkë.