Rojet kufitare turke kanë qëlluar për vdekje të paktën tetë shtetas Sirianë që ishin duke u përpjekur për të hyrë në Turqi, katër prej të cilëve ishin fëmijë.
Të shtënat ndodhën në një kalim kufitar në veri të qytetit sirian të Jisr al-Shugour, i cili kontrollohet nga grupe xhihadiste.
Turqia ka mohuar në mënyrë të përsëritur aktin, por nga ana tjetër grupet e siriane të opozitës kanë deklaruar së numri i të vdekurve mund të jetë 11.
Që nga fillimi i vitit 2016, rreth 60 civilë janë qëlluar ndërsa kanë qenë duke u përpjekur të iknin përtej kufirit nga Siria në Turqi, thotë ‘Observatori’.