Policët francezë të njësisë speciale i bashkohen festës së tifozëve shqiptarë (Foto)

Jemi larg rreth një orë nga filli i ndeshjes mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Rumanisë.

Shumë tifozë shqiptarë që nga orët e para të mëngjesit kanë mbushur rrugët e qytetit e Lyonit dhe kjo ka rënë në sy edhe të vendasve.

Pas polices e cila ishte ndalur të bëjë një fotografi tifozëve shqiptarë, tani edhe tifozët shqiptarë kanë bindur edhe policët francez të njësisë speciale të bëjnë me duar shqiponjën dy krenare, e cila është simbol i Kombëtares në Euro 2016.

UEFA ka parashikuar se sonte në stadium do të jenë rreth 30 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Tifozatshqiptar

Temat
Rajon

Të afërta