Në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, një nuse e ka ndihmuar një grua që kishte humbur ndjenjat.
Julie Stroyne Nixton dhe burri saj Andrew, kanë qenë duke shkuar një restorant ku po i prisnin të ftuarit, kur e kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë.
Në atë moment, 24-vjeçarja që është infermiere, ka dalë nga vetura dhe është afruar tek gruaja që qëndronte e shtrirë në karrigen e parkut.
Ajo i ka dhënë frymë artificiale, derisa gruaja ka hapur sytë.
E veshur me fustanin e bardhë, Julie ia ka mbajtur dorën asaj dhe e ka qetësuar, derisa aty ka shkuar ekipi i ndihmës së shpejtë.
Kjo bëri që ata të vonohen në ceremoninë e martesës. Por, një jetë është shpëtuar dhe dasma megjithatë vazhdoi.
Temat
Fun