Në Rusi, stuhia godet varkën, 11 fëmijë të vdekur

Të paktën 11 fëmijë edhe një i rritur kanë mbetur në vdekur në momentin kur një stuhi ka goditur varkën me të cilën po shëtitnin në liqenin Szamozero, në rajonin e Karelisë veriore të Rusisë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin tha se dhjetë fëmijë që ishin në pushime në Moskë kanë vdekur, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Nga grupi prej 51 anëtarësh, të paktën 36 prej tyre janë të siguruar, bëjnë të ditur shërbimet emergjente, duke u bazuar në raporte.

Një instruktor është arrestuar si i dyshuar për shkeljen e masave të sigurisë.

Sobyanin ka bërë të ditur se një grup mjekësh dhe psikologësh janë dërguar nga Moska.

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se një tragjedi e madhe ka ndodhur në Karelia.

“Sipas të dhënave paraprake, 10 fëmijë nga Moska janë zhdukur në Syamozero. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e tyre”, ka shkruar ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta