Tifozët shqiptarë kanë veshur kuqezi Lionin, ku në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet ndeshja Rumani-Shqipëri.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kalojnë grupin dhe të vazhdojnë rrugëtimin në EURO 2016.
Për këtë arsye, në mbrëmje pritet një ndeshje e fortë. Mirëpo mediat rumune shkruajnë se tashmë Shqipëria e ka fituar betejën e parë. Bëhet fjalë për tifozët e zjarrtë, të cilët kanë mbushur rrugët e Lionit.
“Nëse ndaj Francës e Zvicrës fituam betejën e tifozëve, një gjë e tillë nuk do të ndodhë ndaj Shqipërisë. Shqiptarët bëjnë spektakël në rrugët e Lionit”, shkruan “gsp.ro”.
Kjo gazetë shkruan gjithashtu se në stadium pritet të jenë 30 mijë tifozë shqiptarë dhe 10 mijë tifozë rumunë.
Temat
Sport