FOTO/ iPhone 7 vjen me dy kartela

Një nga thashethemet më të mëdha për iPhone 7 është se porta e kufjeve nuk do të jetë më në celular, që do të thotë se përdoruesit do të duhet të dëgjojnë muzikë përmes Bluetooth ose portës së karikimit.

“Rock Fix”, një dyqan për riparimin e celularëve në Kinë, ka publikuar disa fotografi të komponentëve të iPhone 7.

Dhe një nga risitë e vërejtura në këto fotografi të cilat pretendojnë se shfaqin komponentët e iPhone 7, është se celulari do të ketë hapësirë për dy karta sim.

Pjesë të tjera të celularit të ardhshëm përfshijnë disa panele të ekranit, disa çipa të memories deri në 256GB dhe një kamerë me dy lente.

iphone-7 1

Temat
Teknologji

Të afërta