Dokumentet britanike do ta dëshmojnë ekzistimin e UFO-ve

Duket se, megjithatë, gjërat rreth alienëve janë duke shkuar përpara.

Dosjet tepër sekrete të Departamentit të mbrojtjes së shpejti do të bëhen publike, duke treguar takimet e mistershme që kanë ndodhë me UFO-t gjatë 30 vjetëve të fundit.

Ithtarët e UFO-ve janë të bindur se publikimi i këtyre dokumenteve do të dëshmojnë njëherë e mirë për ekzistimin e alienëve, të cilët, sipas tyre, e kanë vizituar planetin tonë tash e disa shekuj, transmeton Kosova Sot.

Vitin e kaluar ishin liruar 18 dokumente në lidhje me UFO-t, kur ministria britanike e mbrojtjes pranoi ekzistimin e këtyre dokumenteve.

Sipas ueb sajtit “Genzwissenschaft-Aktuell.de”, dokumentet e reja do të publikohen gjatë muajit gusht.

Temat
BotëLajme

Të afërta