Deda: Ata që e duan ndryshimin duhet të jenë pjesë e subjektit të ri (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se të gjithë njerëzit që e duan ndryshimin dhe besojnë në suksesin e Kosovës duhet të jenë pjesë e subjektit të ri.

Ai ka thënë se subjekti do të jetë një bashkim i gjeneratës së re politike dhe nuk do t’i takojë asnjë individi.

“Nuk është partia e Ilirit, Mimozës ose Vjosës. Nuk është e individit, sepse kjo do të na bënte të ngjashëm me partitë e tjera”, ka thënë Deda në emisionin “Personale” të TV “Dukagjinit”.

Duke folur për mundësinë që Vjosa Osmani të jetë pjesë e subjektit të ri, Deda ka thënë se Osmani natyrshëm e ka vendin në subjektin e ri, por se ajo po angazhohet ta reformojë LDK-në.

Në të njëjtin emision Deda ka thënë se LDK e tashme nuk ka asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovën derisa presidentin aktual Hashim Thaçin e ka bërë përgjegjës për stagnimin e vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta