Kryeministri britanik, David Cameron, pak ditë para referendumit, në të cilin do të vendoset nëse Britania do të mbetet pjesë e BE-së, ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë me përgjegjësi, pasi që sipas tij, nuk ka më kthim pas.
Kreu i ekzekutivit argumentoi se vendi duhet të mbetet një shtet liberal, i cili nuk fajëson faktorët e jashtëm për problemet e brendshme dhe se largimi nga unioni do të ishte një gabim i madh.
Ai shtoi se kjo lëvizje mund të sjellë pasoja mjaft negative për qytetarët dhe se është një kërcënim për ekonominë.
Megjithatë, qëndrim të kundërt ka mbajtur sekretari i shtetit për drejtësinë, Michael Gove. Konservatori u shpreh se një votë kundër Bashkimit Evropian është një votë pro demokracisë.
Ai shtoi se dalja nga blloku me 28-anëtarë do t’i rikthejë më shumë pushtet në proceset vendimmarrëse parlamentit të Britanisë.
Referendumi i cili do të përcaktojë të ardhmen e Britanisë në lidhje me Bashkimin Evropian do të mbahet ditën e enjte.
Sondazhet e realizuara deri më tani kanë paraqitur rezultate të ndryshme, ndaj është vështirë të thuhet se cila fush atë ka marrë më shumë përkrahje.