Arrestohet shqiptari në Francë, e pabesueshme ku e fshehu fishekzjarrin

Policia franceze ka arrestuar dhe po vijon procedimin penal ndaj një 18 vjeçari francez me origjinë shqiptare, i cili është ndaluar në “fan zonën” e Nicës pasi kishte ndezur një fishekzjarr.

Shqiptari është arrestuar të mërkurën, pasi gjatë ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, tifozi në fjalë ka ndezur një fishekzjarr brenda “fan zonës”, duke plagosur lehtë dy tifozë dhe veten, para se të ndalohej nga forcat e sigurisë.

Ajo që bën më shumë çudi, është shpjegimi që jep policia franceze rreth mënyrës se si 18 vjeçari ka arritur të futë një fishekzjarr brenda “fan zonës”.

Sipas policisë, tifozi ka fshehur fishekzjarrin në prapanicë, ku stjuardët nuk kanë pasur si ta kontrollojnë gjatë hyrjes në zonën e caktuar për tifozët.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta