Arrestohet djali që rrahu nënën

Policia ka ndaluar mbrëmë rreth orës 18:00 një person në Prishtinë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, djali e ka sulmuar të ëmën pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Temat
LajmeVend

Të afërta