Vrasja e biznesmenit në Durrës, arrestohet vrasësi i dyshuar, ja kush është

Një person i dyshuar si vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se ai është Bedri Haka 22 vjeç nga Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Haka akuzohet për vrasje me paramendim, prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

22-vjeçari ekzekutoi me armë më 18 nëntor 2014 biznesmenin Murataj në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit.

51-vjeçari Murataj ka qenë person me precedent të mëparshëm penal në fushën kundër veprave të jetës.

Murataj u ekzekutua pas porosisë nga burgu nga i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili.

Temat
LajmeRajon

Të afërta