Vjedh 306 smartphone me vlerë 30.000 €, arrestohet shqiptari me makinë të vjedhur

Një shqiptar është arrestuar arrestuar natën mes të mërkurës dhe të enjtes nga policia italiane, i akuzuar për vjedhjen e 306 “smartphone”-ve.

Arrestimi i tij erdhi pasi policia rrugore e Seriate pikasi makinën e vjedhur me të cilën udhëtonte shqiptari.

Në bordin e automjetit , shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tranbsportonte celularët e vjedhur të njëjtën natë nga një kompani në Verona.

Në ndjekje të tij u vu policia, pak pas agimit së të enjtes, kur efektivët të cilët po patrullonin në autostradën A4 në Dalmine, vërejtën se makina “Fiat Punto” me të cilën udhëtonte shqiptari, rezultonte e vjedhur në Lodi.

Ata u përpoqën ta ndalojnë automjetit, por shqiptari nuk iu bind urdhrave dhe u largua.

Pas një ndjekjeje nga efekivët rrugorë, ai braktisi makinën në Agrate Brianza dhe ia mbathi në këmbë, por u arrit nga policia, të cilët e arrestuan.

Më pas, efektivët u kthyen të kontrollonin makinën e braktisur të shiqptarit, ku gjetën 306 smartphone-ët e vjedhur dhe pajisje të tjera elektronike me vlerë monetare më shumë se 30.000 euro, shkruajnë sot mediat italiane.

I arrestuari u transportua në burgun e Monza-s. Ai akuzohet për vjedhje dhe pranim të mallrave të vjedhura.

Temat
LajmeRajon

Të afërta