Vendi ku ndalohet shitja e “iPhone”

Kompanisë Apple i është kërkuar të ndalojë shitjen e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në kryeqytetin kinez Pekin.

Gazeta publike Ditari i Popullit, ka raportuar se kompania Beili me qendër në qytetin Shwnxhwn në rajonin Guangdong ka akuzuar Apple-n se modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë imitim i modelit të tyre 100C. Për këtë arsye kjo kompani është ankuar në Zyrën e Patentave të Produkteve në Pekin (BIPO), shkruan një ditë më parë Anadolu Agency.

Duke pretenduar se modelet 100C dhe iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë pothuajse të njëjta, Zyra e Patentave të Produkteve e ka cilësuar si të drejtë pretendimin dhe ka vendosur ndalimin e produkteve të Apple në Pekin.

Ndërsa Apple, ka apeluar vendimin duke e quajtur atë të padrejtë.

fliphone6s6splus

Temat
Teknologji

Të afërta