Tronditet Kombëtarja, dëmtohet mesfushori kuqezi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve kundër Rumanisë.

Gjatë seancës së djeshme Memushaj nuk është stërvitur me ekipin pasi vuan nga një dëmtim në ndeshjen kundër Francës.

Memushaj kryesisht ka zhvilluar ushtrime dhe sprinte të lehta por nga stafi mjekësor ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për gjendjen e tij fizike.

Në pjesën e dytë të stërvitjes skuadra ka provuar disa skema dhe variante taktike që me shumë gjasa mund të përdoren edhe në ndeshjen e tretë në grup kundër Rumanisë.

Sot ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Lyonit dhe pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.

Temat
Sport

Të afërta