Terim me kritika ndaj futbollistëve të tij

Pas disfatës zhgënjyese ndaj Spanjës, trajneri i Turqisë, Fatih Terim ka akuzuar futbollistët e tij që e kanë lënë atë në lloç.

Humbja me Spanjën e ka zemëruar jashtë mase trajnerin e kombëtares turke, Fatih Terim, pasi e sheh vetëm më një këmbë jashtë Euro 2016, me dy humbje nga dy ndeshjet e para.

Megjithatë, zemërimi ishte me futbollistët e tij, të cilët nuk e dhanë maksimumin duke e lënë në lloç, sepse për kombëtaren spanjolle kishte vetëm fjalë të mira.

“Së pari dua të uroj Spanjën për këtë arritje. Ata janë një klub shumë special”, deklaroi fillimisht Terim.

“Lojtarët nuk e dhanë më të mirën, ata më lanë në lloç. Unë kurrë nuk e kam bërë këtë kur kam qenë lojtar. Ne pësuam dy gola nga dy gabime individuale, ku njëri prej tyre ishte fëmijëror”, përfundoi trajneri turk.

Temat
BotëSport

Të afërta