“Reforma” në shëndetësi dhe tenderomania

Qysh në janar të 2013-s përqendrimi ishte tek reforma.

Ministria që po vazhdonte të drejtohej nga Ferid Agani kishte dizajnuar skicën për reformim të shëndetësisë, duke synuar që ajo të ngrihej përmes tri shtyllave: Krijimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë dhe Krijimit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Të tri këto shtylla edhe në qershor të vitit 2016 janë pothuajse jofunksionale, shkruan Koha Ditore.

Këto shtylla, sipas Aganit, atëkohë nuk mund të ngriheshin pa u bërë ndryshime në legjislacion, me ç’rast ishte detyrimisht e nevojshme mbështetja nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Por pikërisht në muajt që Agani paralajmëronte reformën ligjore telashet me tenderë e kapluan Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse një vit më herët ishin arrestuar zyrtarë të lartë të kësaj ministrie, pikërisht për shkak të keqpërdorimeve.

Temat
LajmeVend

Të afërta