Rakitic kërkon falje në emër të kombëtares kroate

Veprimet e një pakice të vogël turbulluese nuk duhet të dëmtojë Euro 2016 thotë ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ivan Rakitic ka kërkuar falje në emër të ekipit kombëtar kroat pas problemeve të disa tifozëve të kombëtares që njollosen barazimin 2:2 të Kroacisë me Republikën Çeke, gjatë të premtes në Saint-Etienne.

“Ne duhet të kërkojmë falje për UEFA-n dhe Republikën Çeke, si dhe të gjithë njerëzve në mbarë botën të cilët janë duke ndjekur këtë turne”, deklaroi Rakitc.

“Ne do të përpiqemi për të luajtur ndeshjen e ardhshme në një atmosferë më të mirë. Unë shpresoj se UEFA mund ta kuptoj këtë”.

“Në kualifikueset e ardhshme ne do të duhet të luajmë disa ndeshje në stadiume bosh, për shkak të incidenteve të mëparshme, dhe kjo është për shkak të disa mbështetësve budallenj”, përfundoi mesfushori kroat.

Temat
BotëSport

Të afërta