David Cameron e ka shpallur referendumin “për të shantazhuar Evropën”- kjo ka qenë deklarata e Vladimir Putinit mbi vendimin që pritet të marrë populli britanik për të qëndruar ose jo në BE.
Presidenti rus gjithashtu ka vënë në pikëpyetje vendimin e Cameron për votimin, pasi thotë së u ka shkaktuar shumë probleme britanikëve.
Megjithatë, Putin është treguar i përmbajtur duke mos shprehur mendimin e tij lidhur me vendim që duhet të marrë populli britanik dhe tha se kjo është një punë që i përket popullit të Mbretërisë së Bashkuar.