Ministri i Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë, Arsim Bajrami, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arberie Nagavci, vizituan gjimnazin e shkencave shoqërore “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ku po mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore.
Ministri Bajrami bëri të ditur se çdo gjë po shkon mirë pasi kanë marrë masat e duhura,duke u mobilizuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Bajrami tha janë marrë masa edhe për 51 personave të cilët kanë shpërndarë testet me rrjetet sociale.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbrie Nagavci tha se si komunë kanë marrë të gjitha masat e duhura që testi të jetë i suksesshëm.