Vdekja e Jo Cox, deputetes Britanike, jo vetëm që ka mbledhur më qindra njerëz nga gjithë bota në sheshin e Parlamenmtit në Londër në shenjë zie, por duket të ketë prekur personalisht edhe Presidentin amerikan.
Barack Obama ka telefonur bashkëshortin e të ndjerës, Brendon, për t’i përçuar ngushëllimet e tij në emër të gjithë popullit amerikan.
“Ne e kujtojmë atë si një luftëtare sepse kjo ishte pikërisht ajo që bënte: Luftonte për drejtësinë”, është shprehur Obama.
Në mesin e shumë njerëzve që hodhën lule dhe mbajtën dy minuta heshtje, ishte edhe ish-lideri i laburistëve Ed Miliband.