Një 26-vjeçar italian i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka mundur të diplomohej.
I riu Matteo Ferrando është vetëvrarë me një pistoletë në kokë, në apartamentin e tij në zonën e Quarto Genoa.
Ishte e dashura e tij ajo që zbuloi tragjedinë përmes një letre. Mateo në fakt kishte lënë dy letra, një për të dhe një për gjyshen, pasi prindërit nuk i kishte.
“Më falni nëse ju kam zhgënjyer”, shkruante ai. Mateo u kishte thënë atyre se do të merrej me tezën e diplomimit, por në fakt prej dy vitesh ai nuk i kishte dhënë provimet, duke u kushtuar kohë vetëm pasioneve, si basketbollit, artit të rrugës dhe armëve.
Si për rastësi arma me të cilën ai kreu vetëvrasje ishte një Magnum 44 që ai mbante në shtëpi pa leje. Gënjeshtra e tij u bë çdo ditë e më e madhe dhe mesa duket ai nuk e përballoi dot më atë.