Ministri i jashtëm i Gjermanisë akuzon NATO-n, mbron Rusinë

Aleanca ushtarake e NATO-s në Europën Lindore është kritikuar ashpër nga ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier. Ai e ka akuzuar ushtrinë për “nxitje të luftës”.

Steinmeier tha se “manovrat e NATO-s këtë muaj ishin joproduktive për sigurinë rajonale dhe mund të nxisë tensionet me Rusinë”. Në të njëjtën kohë, ministri gjerman i ka bërë thirrje Aleancës Ushtarake të NATO-s për zëvendësimin e ushtrimeve praktike me dialog për të bashkëpunuar me Rusinë.

“Ne po këshillojmë që të mos krijohen pretekste për t’u gjetur më pas në një konfrontim të ashpër ne Rusinë”, tha Steinmeier. BBC shkruan se NATO filloi një sulm të stimuluar rus në Poloni më 7 Qershor.

Stërvitja dyjavore përfshin rreth 31 mijë trupa, ndër to 14 mijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 12 mijë nga Polonia dhe një mijë nga Mbretëria e Bashkuar.

NATO gjithashtu do të shfaqë dhjetëra avionë dhe anije luftarake, së bashku me 3 mijë automjete. Por Rusia ka shprehur vazhdimisht se trupat e NATO-s në afërsi të kufijve të saj përbëjnë një kërcënim për sigurinë e saj.

Temat
BotëLajme

Të afërta