Matoshi: Thaçi e Mustafa kanë rrejt, Demarkacioni s’është kusht për liberalizimin e vizave

Gazetari dhe analisti politik, Halil Matoshi i ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin, Hashim Thaçi, sepse sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi nuk është kusht për liberalizimin e vizave.

“Me 23 maj Presidenti i vendit Hashim Thaci ka rrejt publikun: Ai për Radio Evropa e lire ka thane se ‘… agjendat ditore nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave. Asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”, ka shkruar Matoshi në rrjetin social facebook.

Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:

Thaci e Mustafa kane rrejt: Demarkacioni me Malin e Zi nuk asht kusht per liberalizimin e vizave!?

* Me 23 maj Presidenti i vendit Hashim Thaci ka rrejt publikun: Ky njeri fillimisht thojke se asni milimeter toke nuk i asht dhane Malit te Zi. Ai per Radio Evropa e lire ka thane se ”… agjendat ditore nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave. Asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”. (http://www.evropaelire.org/a/27752021.html)

* Me 6 maj 2016 ne “Argument Plus” te RTV 21 Kryeministri Mustafa ka rrejt publikun kur tha se askush nuk ka të drejtë të pengojë procesin e liberalizimit të vizave për një çështje si demarkacioni e cila mund të përmirësohet në momentin që të verifikohet e kundërta.
“… në qoftë se thotë se unë nuk e votoj këtë sepse mendon që fiton një përkrahje, mirëpo ne në këtë rast humbim shumë sepse humbim shansen tonë që të liberalizohen vizat dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.” (http://www.gazetaexpress.com/…/mustafa-askush-nuk-ka-te-dr…/)

* Ma ne fund del Ministri i Integrimeve Bekim Collaku dhe i qet n’rren dy kreret e shtetit , Thacin e Mustafen, duke pohu se demarkacioni me Malin eZi s’asht kusht per liberalzimin e vizave.
Këtë ai ia tha televizionit publik ne ni interviste me 17 Qershor 2016, 20:26 (http://gazetablic.com/demarkacioni-seshte-kusht-per-viza/)

P.S.

* Me rrejt publikisht dhe ma kalu pa pasoja, kjo ndodh vetem ne Kosove. Keta lider, ky pushtet ekstraktiv deshmon se Kosova drejtohet nga Kakistokracia (nga qytetaret ma te ligj te mundshem) dhe nese neser deshton shteti i Kosoves do te jene bashkfajtor edhe ata qe votojne keta dy dhe partite e tyne!!!

Temat
LajmeVend

Të afërta